Njihuni me Fridën, qenin hero

Teksa bilanci i viktimave në Meksikë fatkeqësisht shtohet nga dita në ditë, ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën duke kërkuar për të mbijetuar mes rrënojave. Gjithashtu në këtë nismë janë bashkuar edhe miqtë me katër këmbë. Një ndër to është Frida, labradori 7 vjeçar, e cila me heroizmin e saj ka fituar zemrat e mijëra njerëzve në rrjetet sociale. Frida ka zbuluar 52 të mbijetuar nën rrënoja dhe ka nxjerrë prej tyre e vetme 12 persona në gjëndje kritike për jetën. Pronari i labradorit ka thënë se ajo përjetoi gjëndje rraskapitjeje gjatë evakuimit të studentëve të një shkolle të rrënuar, e megjithatë ajo nuk u dorëzua asnjëherë. Frida, të duam!