Njerëzit dëshirojnë Nicolas Cage si Superman i ri

Henry Cavill është larguar nga DC universe, duke lënë bosh vendin e interpretuesit të Superman. Aktori britanik ka interpretuar Superman për “Warner Bros.” nga viti 2013 deri në 2016-ën, duke e bërë në këtë mënyrë shfaqjen e tij të fundit si Clark Kent në filmin “Justice League”. Ai dëshironte të shfaqej me një cameo të vogël në filmin “Shazam!”, por kjo nuk u lejua nga “Warner Bros.” dhe kjo ka qenë arsyeja e largimit të tij. Pas këtij lajmi, në rrjete sociale ka shpërthyer një lumë kërkesat ndaj “Warner Bros.” që Nicolas Cage të zëvendësojë Henry Cavill në rolin e Superman, duke e parë atë si shpëtimtarin e këtij personazhi, që me interpretimin e Cavill nuk ka pasur sukses të madh.