Një yll në ‘Walk of Fame’ për Mariah Carey

Mariah Carey ka marrë yllin e saj në ‘Walk of Fame’ (‘Bulevardin e Famës’), ku është shfaqur së bashku me binjakët e saj 4-vjeçarë, Moroccan dhe Monroe Cannon.Pavarësisht numrit të madh të fotografëve, vogëlushët kanë dhënë spektakël gjatë gjithë ceremonisë, duke ndjekur nënën e tyre të famshme edhe në tapetin e kuq.Edhe pse rrëmuja e krijuar prej të vegjëlve për një moment arriti kulmin, këngëtarja nuk është shpërqendruar për asnjë moment nga objektivi i fotografëve, para të cilëve ka pozuar gjithë kohës duke qeshur.