Një serial emocionues rreth legjendës Michael Jordan

Netflix njoftoi zyrtarisht se në vitin 2019 do të debutojë në streaming seriali-dokumentar “The Last Dance”. Dhjetë episodet do të tregojnë karrierën e Michael Jordan, yllin e Chicago Bulls, në veçanti sukseset në vitet ’90, një periudhë në të cilën basketbolli amerikan NBA fitoi popullaritet të jashtëzakonshëm.Seriali do të jetë në gjendje të shfrytëzojë rreth 500 orë materiale video të papublikuara në lidhje me periudhën e kampionatit të sezonit 1997-1998, ndërsa Jordan, kampionët e tjerë dhe ekspertët sportivë do të ndajnë kujtimet dhe komentet e tyre me spektatorët.

https://www.youtube.com/watch?v=x6mhaWSQdGw