Një rrugë me emrin e Rihannës në ishullin e njohur

Ylli i popit, Rihanna Fenty është ndër këngëtaret më të ndjekura në botë dhe qeveria e vendlindjes ka vendosur ta nderojë duke i vendosur një rruge emrin e saj.

Qeveria e Barbados ka vendosur që të ndërrojë emrin e ‘Ëestbury Neë Road’ me Rihanna Drive.

Kjo gjë është bërë sot, në përputhje me festimin e 51-vjetorit të Pavarësisë së Ishullit nga Britania.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Ministrisë së Turizmit në Barbados. Dihet se Rihanna bën vizita të shpeshta në vendlindjen e saj, ku ka ndihmuar dhe me krijimin e disa shkollave për fëmijët.