Një nga këto 3 filmat do të fitojë “Oscar”-in këtë vit

“Shape Of Water”, “Darkest Hour” dhe “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri” kanë marrë më shumë vlerësime, sipas njoftimit të “Academy Awards 2018”, e cila bëri publike sot nominimet për çmimin “Oscar”.
Disa nga emrat që shokuan, ishte këngëtarja Mary J. Blige, e cila mori nominimin e saj të parë të “Oscar” në kategorinë e “Akores më të mirë dytësore” dhe Octavia Spencer, e cila u bë aktorja e parë me ngjyrë, që ka marrë disa nominime në 90-vjetorinë e ceremonisë së çmimeve.
Njoftimi u bë sot “live”, vetëm gjashtë javë para ceremonisë, e cila do të mbahet në Los Angeles, më 4 mars dhe do të moderohet nga Jimmy Kimmel.
“Shape Of Water” mori 13 nominime në kategori që përfshijnë: “Skenari më i mirë”, “Kinematograi”, “Dizajni i kostumeve”, “Dizajni i produksionit”, “Muzikën” dhe “Aktoren më të mirë kryesore”.