Një lajm i keq për fansat e Harry Potter!

Në korrik të vitit të kaluar krijuesja e Harry Potter J.K.Rowling vuri në skenën teatrale një produksion të veçantë të Harry Poter i cili quhej “Harry Potter and the Cursed Child”.

Të mahnitur nga ky krijim teatral mijëra fansa kanë kërkuar dhe që kjo pjesë të bëhet film ndërkohë që J.K.Rowling ka premtuar se do të ketë një trilogji e quajtur “Cursed Child Movie Trilogy”.

Fatkeqësisht këtë produksion kompania Warner Bros nuk është gati ta realizojë. Një përfaqësues i kësaj kompanie prodhimi filmash është shprehur se “Harry Potter and The Cursed Child” është krijuar për tu vënë në skenë si teatër dhe nuk ka cilësinë e duhur për tu shndërruar në film apo trilogji.

Një burim i afërt me aktorët protagonistë Daniel Radcliffe, Emma Watson dhe Rupert Grint ka treguar për “Daily Mail” se ata janë kontaktuar nga Disney për të realizuar këtë trilogji krejtësisht ndryshe ngase u paraqit në teatër por një realizim i këtyre përmasave do t’i shfaqej publikut në vitin 2026.