Një hap drejt kopjimit të njeriut, në Kinë klonohet majmuni i parë

Delja Dolly ishte kafsha e parë e klonuar me sukses nga ana e shkencëtarëve duke përdorur teknikën e kopjimit të ADN-së.
Në atë kohë, entuziazmi i suksesit të eksperimentit shkencor u sfumua nga një valë kritikash në lidhje me etikën e kësaj metode. Shkencëtarët e Institutit të Edinburgut në Skoci thanë në atë kohë se ky ishte një hap i madh përpara, por jo për të klonuar njeriun, por për të shëruar sëmundje të tilla si Alzheimer, Parkinson e të tjera të lidhura drejtpërdrejtë me ADN-në.
Megjithatë, kritikët thanë se kjo metodë mund të përdoret për të klonuar vetë njeriun, duke e cilësuar këtë “krejtësisht në kundërshtim me ligjet e natyrës”.
Por, suksesi me delen Dolly ishte një hap i vogël. Për të arritur deri tek klonimi me sukse si njeriut duhet akoma punë. Në Kinë, duket se janë një hap më pranë. Shkencëtarët kinezë thonë se kanë klonuar me sukses një majmun makaku.
Majmuni është kafsha ADN e së cilës përafrohet shumë me ADN-në tonë. Metoda e përdorur është kopjimi përmes teknologjisë së karbonit të ADN-së dhe ashtu si në rastin e deles Dolly, edhe në këtë rast shkencëtarët thonë se synimi është vetëm përdorimi i kësaj teknike për të shëruar sëmundje të rënda, jo për të kopjuar njeriun.