Një gotë më tepër dhe fjalimi mori rrjedhë tjetër

Festoi Diego Armando Maradona në Napoli, për titullin “Qytetar nderi” që mori dhe si çdo festë zakoni e do të pish. Por ca gota më tepër bënë që legjenda e futbollit mezi të nxirrte fjalët nga goja, madje mezi qëndronte në këmbë.

Mbajti një fjalim të shkurtër, por gati-gati, s’i kuptohej asgjë nga ato që thoshte. Në dorë mbante thikën për të prerë tortën dhe ndër të tjera tha: “Jam shumë i nderuar për titullin. Qëkur jam larguar s’e kam parë më “San Paolon” plot”.