Një familje delesh protagoniste në film

Baa Baa Land është një film që zgjat plot 8 orë dhe tregon historinë e një familje delesh. Po, e dëgjuat mirë, një film vetëm me dele. Nuk ka dialog, nuk ka përmbajtje, as narrator që tregon ngjarjen. E vetmja skenë aksion në film ndodh kur familja e deleve i drejtohen burimit për të pirë ujë. Gjatë 8 orëve ju do të shihni nga i njëjti pozicion në ekran, delet, të cilat ndonjëherë ulen, ndonjëherë ngrihen dhe në të shumtën e kohës blegërijnë. Filmi është pjesë e zhanrit “Sloë Film”, i cili ka një audiencë të konsiderueshme në mbarë botën. Nëse po pyesni veten se kush do të mund të ndiqte një film pa zhvillim për 8 orë, përgjigja është shumë e thjeshtë : dikush që vuan nga insomnia. Nëse jeni gjithashtu të interesuar, filmin mund ta ndiqni pa asnjë kosto në kanalin YouTube.