Një e dashur si Gigi, emri i Zayn gjendet deri në detajin më të vogël

Ylli i pasarelave ka gjetur një mënyrë të re për t’i shprehur dashurinë të dashurit të saj, Zayn.
Kjo shenjë dashurie vjen pikërisht pak ditë pas lajmit se Zayn kishte shënjuar në kraharor përgjithmonë sytë e Gigi-t nëpërmjet një tatuazhi. E ndrësa Gigi është fotografuar teksa mbante në dorë celularin të mbështjellë në një kasë të kuqe që shënontë me shkronja të mëdha të bardha emrin e Zayn. Mesa duket çifti jo vetëm që janë në kulmin e dashurisë së tyre, por gjithashtu u pëlqen ta deklarojnë dashurinë e tyre publikisht. Kjo ide e Gigi-t është ideale për një dhuratë Shën Valentini, duke qenë se celularët janë gjatë gjithë kohës prezent në përditshmëri mund t’i shtoni edhe emrin e të dashurit tuaj, kështu nuk do ta humbisni kurrë celularin.