Një ditë relaksi pak muaj para dasmës, Gjiko dhe Elita thurin bashkë planet për të ardhmen

Reperi Gjiko dhe prezantuesja Elita Rudi do të martohen në muajin shtator të këtij viti.
Është bërë gjithashtu e ditur se çifti do të bëhen së shpejti edhe prindër, kjo pasi Elita është në pritje të fëmijës së parë.E teksa presin shtatorin, dyshja duket se po shijojnë disa ditë të mira pushimi.
Ka qenë reperi Gjiko, ai i cili ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet bashkë me të fejuarën e tij të shtrirë në një ambjent të gjelbëruar.“Një ditë duke menduar për të ardhmen tonë”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë.Mesa duket, ata kanë vendosur t’i japin vetes një ditë të mië relaksi, për të thurur planet për të ardhmen e tyre.