Një Baby Shower surprizë në familjen Ademi!

Këngëtari i njohur Vedat Ademi është shpërngulur prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetëm pak kohë më parë, bashkëshortja Dorela, zbuloi në ditëlindjen e këngëtarit se ishte në pritje të djalit të tyre të dytë, pas Jon Art-it pesë vjeçar.

Dorelës iu bë një surprizë e bukur nga kolegët në punë për këtë pritje të ëmbël. E emocionuar dhe e lumtur për këtë festë, ajo ka ndarë foto nga atmosfera festive dhe dhuratat që ka marrë! Ja atmosfera e Baby Shower-it në shtëpinë e Dorelës dhe Vedatit!