Nisin xhirimet e “Deep Blue Sea 2”

Keni pritur vite të tëra për një vazhdim të filmit “Deep Blue Sea” dhe më në fund kjo dëshirë e shumë fansave po plotësohet.

Filmi i vitit 1999, në të cilin shfaqen peshkaqenë që fitojnë inteligjencë, ka qenë temë e thashethemeve të panumërta për një vazhdim të tij.

Megjithatë, “Moviehole” raporton se vazhdimi i këtij filmi ka nisur xhirimet në Cape Town të Afrikës së Jugut.

Kjo faqe interneti njoftoi se “Deep Blue Sea 2” do të vijë si një telefilm nga “Syfy” dhe fabula nuk do të jetë e ngjashme.