Nisin përgatitjet për Maratonën e Tiranës, ja kalendari i seancave stërvitore

Për të tretin vit radhazi kryeqyteti do të mirëpresë maratonën e Tiranës e cila do të zhvillohet më 7 Tetor 2018. Ashtu si edhe vitet e tjera pjesë e kësaj maratone do të jenë disa kategori, të ndara në një grup 3: Half Marathon (21,0975 km), Tirana 10K të ndara në nën kategori femër/mashkull dhe “We Too” është një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese sesa kompetitive.

Gara e 7 Tetorit do të paraprihet nga “Fun Run” e cila do të zhvillohet një ditë para garës së madhë, më datë 6 Tetor 2018 e të rinjtë e shkollave të mesme.

Të gjithë janë të hapur të marin pjesë në këtë garë vrapimi. Nëse ke dëshirë dhe ske filluar ende stërvitjen dhe për këtë ka një zgjidhje.
Në ndihmë ju vijnë profesionistët. Agjensia e Parqeve dhe Rekreacionit njofton se është përcaktuar tashmë dhe kalendari i stërvitjeve të vrapit 3 herë në javë.
Të hënën, të mërkurën, dhë të premnten çdopkush që do të përgatitet për të qënë pjesë e kësaj gare duhet të paraqitet tek Liqeni Artificial, tek diga në orën 18.00.Aty do të gjeni trajnerë profesionistë për tu stërvitur dhe për të qënë gati për garën e 7 Tetorit.
Njihuni me kalendarin e stërvitjes.
Kujtojmë se pjesë e maratonës së vrapit në 2 edicionet e para kanë qënë mjaft personazhe të njohur publik nga fusha artit, gazetarisë, politikës etj.