Nis xhirimet komedia zvicerano-shqiptare

Nis një bashkëpunim zvicerano-shqiptar për një film të metrazhit të shkurtër, të zhanrit komedi, xhirimet e të cilit janë planifikuar të fillojnë gjatë muajit qershor dhe korrik, në dy shtetet, Kosovë-Zvicër.

Kjo nismë vjen nga aktorët Jeton Zogjani, Ridvan Murati dhe Edi Kastrati, aktorë të serialit vendor “O Sa Mirë”. Organizimin për shtetin Zviceran e ka aktori dhe njëherësh drejtor i Qendrës Kulturore në Zyrih, Ridvan Murati, ndërsa për Kosovë Jeton Zogjani dhe Edi Kastrati.