Nis puna dyvjeçare për të matur malin më të lartë të botës

Nepalit do t’i duhet dy vite për të matur malin Everest, mali më i lartë i botës, me synim për të gjetur lartësinë aktuale.
Kjo vjen pasi frika nga tërmeti i vitit 2015 mund të ketë ndikuar në lartësinë e tij.
Qeveria e Nepalit do të kryejë vetë matjet edhe pse institucionet kineze, indiane dhe të tjera u ofruan për të matur lartësinë e malit pas tërmetit.
Studimi gjithashtu do të japë informacion rreth efekteve të ndryshimeve klimatike në “kulmin” e planetit tonë.
Procesi i matjes tashmë ka filluar, me teknikë që kanë nisur punën javën e kaluar në lagjen “Udayapur”.