Nicolas Cage si një vrasës i çmendur në filmin e ri

Nicolas Cage do të luajë në një film të ri, që tani ka dalë edhe traileri i tij. “Mom and Dad” duket si filmi më i çmendur i vitit 2018. Një performancë e shkëlqyer e aktorit të njohur, mbase edhe më e mira deri më tani. Filmi flet për një vajzë adoleshente dhe vëllai i saj, të cilët duhet t’i mbijetojnë një 24 orëshi vërtet të egër, pasi një histeri masive e panjohur i bën prindërit që të jenë të dhunshëm ndaj fëmijëve të tyre.