Nick Gordon kujton të dashurën e tij të ndjerë Bobbi Kristinën

Nick Gordon ka kujtuar të dashurën e tij Bobbi Kristina Brown në një postim emocional teksa shënohen dy vite nga momenti kur ajo u gjet e pavetëdijshme në tualet.
“Je gjëja e parë që mendoj kur zgjohem dhe e fundit para se të fle. Të dua dhe më mungon. Qofsh e parajsës ëngjëlli im”, ka shkruar Nick në një postim më 30 janar, ku ka postuar dhe fotot kur kanë qënë bashkë.
Edhe i ati i Bobbi Kristinës, Bobby Brown ka kujtuar gjithashtu vajzën e tij, teksa kishte veshur një xhaketë me foton e saj pas ku shkruhej: “Ëngjëlli im në parajsë”.
Bobbi Kristina, vajza e divës së muzikës Whitney Houston, ndërroi jetë zyrtarisht më 26 korrik 2015, në moshën 22-vjeçare, pasi kaloi 6 muajt e fundit të jetës së saj në koma. Ajo u gjet në tualetin e shtëpisë së saj në Atlanta e pavetëdijshme nga vetë Gordon. Këtë të fundit Whitney e rriti që nga mosha 12-vjeçare pasi mikesha e saj Michelle Gordon ishte e vendosur se nuk mund të kujdesej për fëmijën.Ata të dy u rritën si motër dhe vëlla, derisa filluan romancën e tyre pas vdekjes tragjike të Houston në 2012.