Ngjarja e vërtetë e “The Lost City Of Z”

I drejtuar nga regjisori James Gray, “The Lost City Of Z” tregon një histori të vërtetë: atë të Percy Fawcett, një eksploratori britanik që në vitet ’20 u zhduk gjatë një udhëtimi aventurier në Amazonë, në të cilin po kërkonte gjurmët  e një civilizimi antik, që sipas tij, ka lulëzuar shumë vite më parë në zemër të xhunglës.

Ajo e Fawcett u kthye vërtetë në një fiksim që solli për rrjedhojë edhe vdekjen e tij.

Kur për herë të parë u ngarkua nga Royal Geographical Society që të kërkojë në pyjet e Amerikës së Jugut si hartograf, burri, që ëndërronte një karrierë të lavdishme ushtarake, nuk ishte edhe aq entuziast për nisjen e atij misioni, që më pas do t’i ndryshonte jetën përgjithmonë.

Ngjarja është marrën nga bestseller-i i David Grann. Në role luajnë Charlie Hunnam si Faëcett, Sienna Miller si e shoqja e tij dhe Robert Pattinson si shoqëruesi në ekspeditë.