Nga burgu në pasarelën e New York Fashion Week

Pas Jermy Meks, një tjetër i dënuar ka marrë famë nga bukuria e tij dhe ka filluar karrierën si model.

‘Krimineli tërheqës’ ka nënshkruar një kontratë modelimi dhe bëri debutmin e tij në pasarelën e New York Fashion Week.

Mekhi Alante Lucky, me pseudonimin “Prison Bae” në rrjetet sociale, është arrestuar në prill të vitit 2016 për shkak se i ka dhënë me shpejtësi një makine të vjedhur.

Ai fitoi famë falë veçantisë së syve të tij, kur u zbulua nga një përdorues i Twitter me emrin Wake Mugshots. Me njërin sy blu dhe tjetrin të errët fotografia e tij bëri xhiron në internet dhe sapo doli nga burgu u ngjit në pasarelë.

Lucky nënshkroi kontratë me agjencinë St Claire Modeling këtë verë dhe mesa duket do të ketë një karrierë të sukseshme.