Nëse jeni të apasionuar pas Harry Potter, kjo është loja ideale për ju

Për të gjithë fansat e serisë së famshme Harry Potter, ky është një lajm vërtet i mirë! Është publikuar traileri i lojës “Harry Potter: Hogwarts Mystery” që del në pranverë e do të jetë e vlefshme për platmormat iOS dhe Android. Fansat do të kenë mundësi të personalizojnë avatarin e tyre dhe të përjetojnë gjithçka Hogwarts-i ka për të ofruar, duke përfshirë këtu dhe zgjedhjen në shtëpinë përkatëse, leksionet me profesoreshë McGonagall dhe Hagridin, takimet me miqtë e armiqtë dhe shumë aventura të tjera. “Harry Potter: Hogwarts Mystery” do të mbulojë dhe aspekte që nuk janë të treguara në seri, si fëmijëria e Harry dhe kohën kur pjesëtarët e vjetër të Urdhrit të Feniksit ishin në shkollën e magjisë.