Në pritje të fëmijës së parë, Ajola Xoxa publikon foton me barkun e rrumbullakosur

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Lajmin e ka bërë publik vetë Veliaj disa muaj më parë. Ai ka zbuluar se çifti është në pritje të një djali.
Edhe pse ka qenë larg vëmendjes së medias, Ajola ka publikuar një foto përkrah bashkëshortit të saj.
Ajo duket mjaft e hijshme me fustanin e zi që gjithsesi, nuk ia fsheh barkun e rrumbullakosur.
Në sytë e çiftit tregohet lumturia për pritjen e ëmbël.