Në hotelin e Messit në Ibiza ka argëtim, alkool dhe 9000 femra

Lionel Messi është një ndër futbollistët me të ardhurat më të mira në botë. Rroga e tij vjetore sillet rreth 40 milionë dollarë, teksa përveç futbollit, ai fiton shumë edhe nga bizneset e tij.
Një nga bizneset në të cilat ka investuar argjentinasi është një hotel i ri në Ibiza, të cilin e ka blerë së fundmi.E me rastin e promovimit të tij, në muajin tetor do të organizohet një ‘party’ i pazakontë.
Në katër ditët e para të tetorit, në këtë hotel do të organizohet një ndejë kushtuar femrave, dhe të ftuara do të jenë plot 9000 të tilla.Mediat angleze shkruajnë se do të jetë diçka e pazakontë, që nuk ka ndodhur deri më tani.
Ndryshe, nata në hotelin e Messi kushton rreth 550 euro, dhe lukset e tjera që të ofron një dhomë përfshijnë çasjet në pishinat më moderne, butiqet dhe një bar në çati.