Më në fund zgjidhet protagonistja e “Mulan”

Filmi që do të realizohet nga Disney, “Mulan” më në fund zgjodhi edhe protagonisten kryesore. Aktorja kineze Liu Yifei do të luajë rolin e personazhit kryesor pas një kërkimi intensiv që zgjati thuajse një vit, ku në të cilin u provuan më shumë se një mijë persona. Liu nuk është një emër i njohur në perëndim, por në Kinë është e famshme dhe ka aktruar edhe në gjuhën angleze më parë. Ajo është shfaqur në filma si “The Forbidden Kingdom” dhe “Outcast”. “Mulan” bazohet në filmin e animuar të vitit 1998 me të njëjtin titull, i cili është bazuar në legjendën kineze Hua Mulan.