Më në fund Paris Hilton zgjedh fustanin e nusërisë dhe është ‘aq ikonik’

Lajmi që biznesmenia dhe miliarderja Paris Hilton do të martohet me 31 vjeçarin Chris Zylka dihet tashmë prej disa javësh.

Ajo që akoma na kishte mbetur enigmë ishte fustani i nusërisë së Paris, e cila ka qënë gjithmonë një ikonë mode. Sigurisht kjo ja ka vështirësuar më shumë punën asaj, por më në fund duket se ja ka arritur të gjejë fustanin e ëndrrave.

‘’ Më në fund e kam zgjedhur një! Është shumë ikonik dhe mezi po pres që ta shihni të gjithë. Në fakt fustani im po bëhet me porosi dhe mendoj se do të jetë vërtet special. Ishte me të vërtetë shumë e vështirë për mua të zgjidhja’’, ka thënë ajo.

Neve na mbetet vetëm të presim ditën që do të shohim Paris nuse.