Ndërsa ne lutemi për meksikën, populli ka përveshur krahët

Ekipet e urgjencës dhe njerëzit e zakonshëm po gërmonin me duart e tyre nëpër rrënoja në kërkim të të mbijetuarve të bllokuar, pasi një tërmet i fuqishëm mbërriti dje në Meksikën qëndrore, duke rrëzuar dhjetra ndërtesa dhe duke vrarë të paktën 216 vetë. Tërmeti i magnitudës 7,1 është më i rëndi i cili ka goditur vendin që nga viti 1985. Shumica e qytetit të Meksikës është ndërtuar në një ish shtrat liqenor dhe toka është tepër e ndjeshme ndaj efekteve të tërmeteve edhe qindra milje larg. Që nga viti 1985 janë vendosur ligje për të rritur sigurinë dhe për të përgatitur vendin që të mos shkaktohen dëme katastrofike. Por tërmeti i së martës goditi pa paralajmërim, pavarësisht mekanizmave alarmues.