Ndërron jetë aktori i serialit “O sa mirë”

Policia bëri të ditur se në orën 07:50, stacioni policor Gjakovë, është njoftuar se në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit, gjendet një veturë me një person që dyshohet të jetë i vdekur. Tribuna Channel mëson se bëhet fjalë për Art Kurtin, kryetar i të Rinjve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, i njohur edhe si “Gjakovari” në serialin “O sa mirë”. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë po hetojnë rastin, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.