Ndahet nga jeta ‘bashkëshortja dhe mamaja’ e George Bush

Barbara Bush, ish zonja e parë e 41-të e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si bashkëshorte e George W. Bush, u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare.

Ajo është e njohur pasi ishte e para grua që pa të drejtonin ShBA-të, si bashkëshorti, ashtu edhe i biri më vonë, që ishte presidenti i 43-të i Amerikës.

Lajmi për vdekjen e saj u dha nga një zëdhënës për shtyp i familjes, që tha se kohët e fundit ajo kishte pasur probleme të ndryshme shëndetësore, por kishte vendosur të mos kërkonte trajtim mjekësor shtesë.

Barbara dhe George Bush festuan në janar përvjetorin e tyre të 73-të të martesës, duke u bërë çifti më jetëgjatë në historinë presidenciale të Shteteve të Bashkuara.