Natalie Portman refuzon “Nobelin” hebraik

epa05672628 (FILE) A file picture dated 19 May 2015 shows US actress Natalie Portman arriving for the screening of 'Sicario' during the 68th annual Cannes Film Festival, in Cannes, France. Natalie Portman is one of the nominees in the category 'Best Performance By An Actress In A Motion Picture Drama', the Hollywood Foreign Press Association announced in Los Angeles on 12 December 2016. EPA/GUILLAUME HORCAJUELO

Aktorja dhe producentja izraelito-amerikane Natalie Portman nuk do të jetë e pranishme në qershor në Izrael për të tërhequr çmimin “Genesis”, i cilësuar si “Nobeli” hebraik, për disa arsye etike. Ceremonia u anulua.Një përfaqësues i Portman shpjegoi se disa ngjarje të ndodhura në Izrael ishin shumë të dhimbshme për të.
Ministri i Kulturës, Miri Regev deklaroi se aktorja ka rënë pre e presionit të ushtruar nga ”BDS”-ja “, Lëvizja Bojkotuese Izraelite.
Sipas “Genesis”, aktorja njoftoi se prej disa ngjarjeve në vend, të cilat nuk i specifikoi, nuk ndihet mirë të marrë pjesë në asnjë event publik në Izrael.
Çmimi iu dha aktores Portman, e cila ka lindur në Izrael, për arritjet e saj në fushën e kinematografisë.