Mos vallë kjo video sapo zbuloi emrin e princit të sapolindur?

Prej ditës së hënë, familjes mbretërore iu shtua një pjesëtar i ri, por ende nuk kemi një emër zyrtar.

Biseda e Princit William me Komisionerin e Lartë të Australisë në Britani mund të jetë një e dhënë e rëndësishme lidhur me emrin e djalit të sapolindur.

Vëllai më i vogël i Princit George dhe Princeshës Charlotte ende nuk ka një emër, pavarësisht se kanë kaluar tre ditë pasi Dukesha e Kembrixhit solli në jetë foshnjën 3.8 kg.

Komisioneri Alexander Downer, i sugjeroi princit William se, duhet ta quaj djalin Aleksandër (Alexander) gjatë një shërbimi në Ditën Anzac, në Londër.

Ndërsa ka bërë të gjithë botën kuriozë për të mësuar emrin e të birit, Princi bëri shaka lidhur me emrat potencial, ndërsa fansat e tij vazhdojnë me hedhjen e basteve.

Dy nga mundësitë më të përfolura sipas basteve është Alexander dhe Arthur. Më pak të favorizuarit janë James, Louis dhe Philip, sipas kompanisë së basteve “Ladbrokes”

“A ke menduar për emrin Alexander për të”, e pyeti ish-ministri i Jashtëm. “Është e çuditshme që e thatë këtë, është një emër i bukur”, u shpreh Princ William.