Mos këto fjalë Era Istrefi i ka për Faton Shoshin?

Ndarja profesionale dhe personale e Era Istrefit dhe Faton Shoshit bëri jo pak bujë në media në nëntor të vitit të kaluar edhe pse ata asnjëherë nuk e pranuan se janë të lidhur.

Gjithsesi, Fatoni ishte menaxheri i Erës për shumë kohë, por rrugët e tyre u ndanë duke vazhduar të dy karrierat respektive.

Era nuk ka preferuar të flasë për këtë lidhje, ndërsa Fatoni thjesht disa kohë më parë në një intervistë për “Blitz.al” deklaroi se ai ishte ndarë me Erën si nga ana profesionale, ashtu edhe nga ajo personale.

Gjithsesi, sot Era si rrallëherë në Instagram, e ka shoqëruar foton e fundit me disa fjalë shqip. “Zemër unë jom krejt tjetër”,-shkruan Era në Instagram. Mund të jenë këto fjalë për Fatonin?

Zemër un jom kejt tjetër

A post shared by Era Istrefi (@strefie) on