Modelja noton nudo me peshkaqenët

Modelja amerikane ka notuar nudo me peshkaqenët për të provuar se ata janë më pak të rrezikshëm se sa njerëzit mendojnë.

Pamjet e pabesueshme tregojnë modelen nën ujë, Irina Britanova duke notuar me peshkaqenë në Maldive ndërkohë që pozon edhe për kameran.

27-vjeçarja arriti që të mbajë frymën në 16 metra thellësi dhe në disa foto shihet duke i prekur ata.

Imazhet madhështore u kapën në Oqeanin Indian nga fotografi nënujor, Andrey Nekrasov.

“Qëllimi i kësaj nisme është që të fotografohen bukuritë në natyrë dhe të mos tregohet asnjë vulgaritet,”-ka thënë Andrey. “Kishte rreth dhjetë ose më shumë peshkaqenë që treguan kureshtje dhe u afruan.”

Ai është shprehur gjithashtu se në një situatë të tillë modelja dhe fotografi duhet të përshaten me rrethanat.