Modelja e njohur poston foton pa make up, mahniten fansat

Është mëse normale që kur mendojmë për pasarelat që vëzhgohen nga sytë kritikë të publikut dhe shumë kritikëve të modës padyshim që vajzat bukuroshe, që parakalojnë ndër to, kanë stafe të gjitha që kujdesen për look-un e tyre, duke bërë që make-up ti japi shkëlqim rrezatues fytyrave të ëmblave që zbukurojnë pasarelat.
Bella Hadid kohëve të fundit është bërë imazhi kryesor i disa prej revistave më prestigjioze në botë dhe make-up i saj në shumë raste ka qenë i admirueshëm nga shumë vajza.
Por ja që Bella shkëlqen edhe pa pikë make-up, vetëm ujë dhe sapun!
Këtë e ka treguar me një foto që ka postuar në Instastory. Bukuria shkëlqen kudo nuk ka nevojë për fjalë!