Miss-i e shpërfytyruar nga acidi shfaqet për herë të parë në televizion

Gessica Notaro, ish Miss Italia është shfaqur për herë të parë në televizion pas sulmit me acid që pati nga i dashuri i saj. Ajo është ftuar në shfaqjen Maurizio Costanzo Shoë dhe ka treguar live shenjat e tmerrshme nga tragjedia.

“Unë dua t’iu tregoj se cfarë me ka bërë ai mua. Kjo nuk është dashuri,” – tha ajo. 27-vjecarja ka kaluar 3 muaj në spital për tu kuruar por përsëri fytyra e saj është e shpërfytyruar.

Si fillim, Gessica u shfaq me një shall në fytyrë, por më pas zbuloi gjithcka pasi dëshironte që njerëzit të shihnin gjithcka. Ish i dashuri i saj, i cili e mohon ngjarjen vazhdon të jetë në proces gjyqësor.