‘Mirupafshim Christopher Robin’, filmi mbi historinë e vërtetë të ‘Winnie the Pooh’

Arushi më i dashur në botë, protagonist i një prej librave më të famshëm të letërsisë për fëmijë bëhet film, ku nëpërmjet marrëdhënies së ngrohtë mes babait dhe djalit tregon se si ka lindur ‘Winnie the Pooh’.

Christopher është një fëmijë që frymëzoi të atin të shkruante tregimin e parë dhe më pas romanin, i cili që prej daljes në 1926 u bë një fenomen letrar.  Në 1-vjetorin e lindjes, Christofer iu dhurua ky arush frymëzues, që e quajti Edward.

Filmi, që do të dalë në Itali në 10 nëntor nga Fox, ka regjisor Simon Curtis dhe interpretojnë Domhnall Gleeson, Margot Robbie, Kelly Macdonald dhe nga i jashtëzakonshmi Will Tilston,që do të interpretojë Christopher Robin tetë vjeç, ndërsa i rritur do të interpretohet nga Alex Lawther.

Will Tilston është 9 vjeç dhe audicionin e tij të parë e fitoi përballë mijëra konkurrentëve. Më një pamje të bërë akoma më shumë shprehëse, aktori i vogël e ka bërë edhe më të dashur personazhin, duke e b ërë të pamundur mos ta duash filmin.

Të drejtat e personazhit nga 1961 janë të Walt Disney dhe sjellin një miliardë dollarë në vit. Kukullat origjinale të Christopher, Winnie the Pooh, Tigro, Ih-Oh, Cangu e Pimpi, janë të ekspozuar në bibliotekën publike të New York. Njw