Miqtë kujtojnë zhytësin që humbi jetën

Armand Hallvaxhiu, operator në disa televizione informative, humbi jetën të dielën e kaluar në brigjet e Karaburunit. I riu i talentuar kishte pasion zhytjen, pasion i cili i mori dhe jetën. Prej disa vitesh ai ushtronte këtë sport si dhe ishte pjesë e shoqatës së zhytësve profesionistë. Armandi kishte një pasion të madh për zhytjet, por padyshim edhe kameran dhe fotografinë, duke sjellë momente të magjishme nga bota nënujore në ekspeditat dhe zhytjet që ai ka kryer gjatë këtyre viteve. Miqtë e Mandit e kanë të pamundur ta harrojnë e ta pranojnë të vërtetën e hidhur të humbjes së tij. Këtë herë, ata janë zhytur pa mikun e tyre, por e kanë gjetur një mënyrë të veçantë për ta kujtuar. Në vendin ku Mandi humbi jetën, shumë metra nën det, ata vunë një përkutimore në nder të të ndjerit, në të cilën është shënuar dita fatkeqe që rezultoi fatale për të.