Miley Cyrus si Elvis Prestley

Kënga e parë e saj në stilin e , me disa nga lëvizjet e tij, me një ndërthurje të ritmeve të “Grease”, Miley Cyrus paraqitet para publikut me “Younger Now”, një country pop, që paraprin albumin me të njëjtin titull, që pritet të dalë më 29 shtator.

Deri tani ka dalë vetëm kopertina e albumit që përmban 11 këngë, mes të cilave dhe një bashkëpunim me kumbarën e saj, Dolly Parton.

Ndryshimi në stilin muzikor është më se i dukshëm, ku përveç tingujve dallohet dhe nga vargjet “të gjithë ndryshojnë” dhe “ndryshimi është një gjë e mirë”.