Mike Tyson vs Steven Seagal, në “China Salesman”

“China Salesman” është filmi që vë përballë ish-kampionin e botës në boks, Mike Tyson dhe ikonën e filmave aksion Steven Seagal. Filmi i zhanrit thriller-aksion është realizuar nga kompania kineze e produksionit “Wanda Corporation”, me regji dhe skenar të Tan Bing.
“China Salesman” është bazuar në ngjarje të vërtetë, ndërsa flet për një aventurë të rrezikshme në Afrikë, ku një inxhinier/shitës kinez përballet me një konkurrent të korruptuar për një kontratë për teknologjinë e parë celulare afrikane.
Banori lokal, Kabbah (Mike Tyson) dhe mercenari Lauder (Steven Seagal) përfshihen në konflikt, në një duel klasik dhe brutal.