Mijëra dollarë për një natë në hotelet luksoze brenda në shpellë

Nëse keni frikë nga errësira dhe jeni klaustrofobik atëherë këto hotele do të ishin tmerr për ju.

Pa dritare dhe valë telefoni hotelet e mrekullueshme të ndërtuara brenda shpellave ftojnë mysafirët që të hyjnë direkt në kontakt me Nënën Natyrë.

Për më tepër që kjo është diçka e rrallë që ju nuk e keni provuar kurrë. Me sigurinë dhe rehatinë maksimale  hotelet do t’iu japin qetësinë dhe relaksin që keni ëndërruar gjithmonë.

Rezidencat e pazakonta ofrojnë katër dhoma gjumi dhe banjo luksoze. Aty mund të flejnë deri në tetë vetë për një çmim prej vetëm 1200 dollarë për një natë.

Përpos rehatisë në rezidencat brenda shpellës të ofrohen edhe shumë aktivitete të tjera si kalërim, kanoing, udhëtim me helikopter dhe ecje në natyrë të qetë.