Michael B. Jordan nga “Creed 2” te “Superman”

Raportohet se Henry Cavill është larguar nga DC universe, duke lënë bosh vendin e interpretuesit të Superman. Sipas “Deadline”, “Warner Bros.” dëshiron të shkojë në një tjetër drejtim për mishërimin e ri të Djalit të Fundit të Krypton dhe po mendon seriozisht për yllin e “Creed” dhe “Black Panther”, Micahel B. Jordan.

Henry Cavill ka interpretuar Superman për “Warner Bros.” nga viti 2013 deri në 2016-ën, duke e bërë në këtë mënyrë shfaqjen e tij të fundit si Clark Kent në filmin “Justice League”. Aktori britanik, së fundmi protagonist në kinema me filmin “Mission: Impossible – Fallout”, dëshironte të shfaqej me një cameo të vogël në filmin “Shazam!”, por kjo nuk u lejua nga “Warner Bros.” dhe kjo ka qenë arsyeja e largimit të tij.

Michael është një aktor mahnitës me një numër të roleve të pabesueshme, i cili padyshim do të sjellë diçka të re për një personazh që, le të jemi të sinqertë, është disi i modës së vjetër.