Meta, tryezë për krizën, thërret partitë parlamentare

Ilir Meta, kreu i Kuvendit ka thirrur të gjitha partitë parlamentare për të zhvilluar një takim në orën 19:00 të ditës së sotme.
Burime nga Kuvendi bëjnë të ditur se do të diskutohet për zgjidhen e krizës politike si dhe për rekomandimet për Reformën Zgjedhore nga OSBE/ODIHR.
Paraditen e sotme, Meta zhvilloi një takim për rreth 60 minuta në selinë e Kryesisë së Kuvendit me kryeministri Edi Rama. Në takim mësohet se kanë qenë edhe përfaqësues të dy forcave politike kryesore të koalicionit.
Gjithashtu, mësohet se biseda ka qenë në lidhje me procesin e zgjedhjes se presidentit. Ky takim vjen pas dështimit të negociatave të ndërmjetësuar nga eurodeputetët McAllister dhe Knut Fleckenstein.