Meryl Streep: Është përgjegjësi të interpretosh femra të forta

Tridhjetenjë nominime për “Golden Globe”, nëse merr një tjetër për “Oscar” për rolin në “The Post”, do të shkojë në numrin 21, por mbretëresha e kinemasë, siç e kanë cilësuar, druhet se mund të tradhtojë personazhet e saj dhe përfshihet nga pasiguria.

Meryl Streep bën pjesë në listën e 50 aktoreve më të mira në botë, duke dhënë përshtypjen se nominimi tashmë është një e drejtë morale ndaj saj dhe filmave ku interpreton.

Këtë vit po përflitet për rolin e Katharine Graham në “The Post”, presidentja e “Washington Post”, e para femër drejtuese e një medie premtuese, e cila në vitin 1971 dha “ok” për publikimin e dokumenteve sekrete mbi luftën në Vietnam, “The Pentagon Papers”, duke i hapur rrugën çështjes “Watergate”. Nëse Streep nominohet për “Oscar”, e çon në 21 numrin e tyre në këtë event.

Edhe pse ka kaq shumë eksperiencë, suksese e çmime, kur futet në një sheshxhirim të ri për të është gjithnjë ankthioze. Ka mijëra frika, sepse sipas saj ka pasur fatin të sjellë në ekran personazhe të jashtëzakonshme dhe nuk do të tradhtojë pritshmëritë.

“Me çdo film nis nga e para, e humb besimin te vetja dhe bashkëshorti im më qorton për këtë, sepse përherë është e njëjta histori. Çdo rol i ri për mua është i papërjetuar më parë dhe gjithnjë kam një ndjesi si në ditën time të parë të xhirimit”.