“Mendoj për Ty” shfaqet në Sydney

Në solidarizim me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës, në Sydney të Australisë është shfaqur dokumentari “Mendoj për Ty”, i Alketa Xhafës dhe producentes Anna di Lellio.

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari kanë zhvilluar një diskutim me pjesëmarrësit, në mesin e të cilëve përfaqësues të vendeve të ndryshme dhe të komunitetit shqiptar. Ish Presidentja Jahjaga ka pasqyruar angazhimin e saj në informimin e opinionit publik ndërkombëtar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj femrave gjatë luftës në Kosovë. Kurse, ambasadori Kiçmari ka theksuar se adresa e fajësisë është e qartë, dhuna seksuale është ushtruar nga pjesëtarë të ushtrisë serbe.