Menaxheri i Babastars, pralajmëron projektin e ri nga Majk

Reperi Majk është një nga reperët më të pëlqyer nga publiku. Verën që lam prapa, ai ishte shumë aktiv në muzikë me koncerte dhe projekte të reja, gjersa do të vazhdojë punimet edhe për një këngë të re. Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet menaxheri i Babastars, Dekorim Sahiti, përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale. Ai ka hedhur një fotografi në SnapChat, ku shfaqet bashkë me Majk, dhe e ka shoqëruar atë me mbishkrimin “Vjen së shpejti”. Ndryshe, Majk ka zbuluar se kënga e tij e re do të jetë në zhanrin hip-hop, nga ku do të kemi mundësinë që të njihemi me Majkun e dikurshëm që reponte shumë shpejt. Ndërkohë, projekti i tij i fundit mbetet kënga “Stila”, e cila është pëlqyer shumë nga publiku, dhe ka marrë mbi tetë milionë klikime në kanalin YouTube.