Men in Black 4, Chris Hemsworth nis aventurën

Chris Hemsworth dhe Tessa Thompson, që kanë luajtur së bashku dhe në “Thor: Ragnarok”, do të jenë protagonistët kryesorë të filmit të ri “Men in Black”, xhirimet e të cilit sapo kanë nisur.
Dyshes dinamike i bashkohet një kast “all-stars” aktorësh, i përbërë për momentin nga Liam Neeson, Kumail Nanjiani dhe Rafe Spall.
F. Gary Gray (Fast & Furious 8) do të jetë regjisori i filmit, ndërsa skenari mban firmën e Art Marcum e Matt Holloway, të njohur për “Iron Man” dhe “Transformers”.
Dhe nga sheshi i xhirimit vijnë fotot e para të Hemsworth, personazhi i të cilit në film do të punojë në divizionin britanik të organizatës qeveritare top sekrete.
“Men in Black” është një sagë me tre filma, me protagonistë kryesorë Will Smith e Tommy Lee Jones. I pari film doli në vitin 1997, i dyti më 2002-shin dhe i treti më 2012-n. Spin-off-i ende nuk ka një titull zyrtar dhe është parashikuar të dalë në kinema më 14 qershor 2019.