Melodinë e tij të preferuar Klajdi Haruni e bën tatuazh

Klajdi Haruni është pjesë e grupit “Threedots” por njëkohësisht dhe një prej këngëtarëve më të pëlqyer shqiptarë. Produksionet e tij muzikore vlerësohen maksimalisht dhe gjithmonë “rrëmbejnë” zemrën e publikut për tekstin, muzikën apo edhe për vetë zërin e veçantë të Klajdit.

Klajdi është vazhdimisht aktiv në rrjetet sociale por këtë herë nuk ka ndarë me ndjekësit ndonjë projekt të ri muzikor, por tatuazhin që sapo ka realizuar në pjesën e parakrahut. Ai ka vendosur të bëjë në lëkurë imazhin e disa valëve zanore.

“Unë e dua muzikën, melodinë, por për mua s’ka melodi më të bukur se zëri tënd. Të dua bab!”-ka shkruar këngëtari duke treguar se tatuazhi është një dedikim për babanë e tij.