Meghan Markle sapo theu një tjetër rregull të familjes mbretërore

Të jesh anëtar i familjes mbretërore, duhet të zbatosh rregulla strikte. Meghan Markle, e fejuara e princit Harry sapo ka thyer një të tillë.

Gjatë vizitës së saj në Wales me princin Harry, aktorja i ka dhënë një autograf në një libër, një vajze të vogël që gjendej në mes të turmës. Ajo i ka shkruar thjesht “Hi Kaitlin”, dhe i ka vendosur një emoji duke qeshur.

Ju me të drejtë mund të pyesni, ku e ka thyer Meghan protokollin? Sipas The Express, familja mbretërore e ka të ndaluar dhënien e augrafëve, pasi firma e tyre mund të falsifikohet.

Por Meghan nuk është e vetmja që e ka thyer këtë rregull. Edhe Prince Charles, e ka thyer në vitin 2010, ku i ka dhënë një fansi të familjes mbretërore një autograf me shënimin thjesht “Charles 2010”.