“Meant to be” e Bebe Rexhës, 35 javë në vendin e parë

“Meant to be” doli të jetë një ndër këngët më të suksesshme të këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.
Kjo këngë deri më tani është shikuar hiç më pak se mbi gjysmë miliardi herë në “YouTube”, saktësisht 518 shikime.
Njëkohësisht, kënga ka arritur edhe një sukses të paparë, të cilën këngëtarja e ka zbuluar për fansat përmes rrjeteve sociale.
Në fakt, këngën që e ka sjell në bashkëpunim me bendin Florida Georgia Line në tetor të vitit të kaluar, është renditur për 35 javë në vendin e parë të top listave të muzikës country.