"Më jep paratë ose do të vras", grabitet furra e bukës në Tiranë

Grabitet me dhunë  një furrë buke në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën “Irfan Tomini”, Tiranë. Policia njofton se një person i maskuar nën kërcënimin e thikës i ka marrë punonjësit të bukës, shtetasit B.B., 45 vjeç, shumën prej 12200 lekësh.Ai e ka kanosur shitësin duke i thënë :-“Më jep paratë ose do të të vras!”. Prej frikës 45-vjeçari, i ka dhënë të gjitha paratë e ndodhura në arkë. Pa kësaj, grabitës është larguar  me shpejtësi në drejtim të paditur. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.